Agjensia , ju informon se, me qëllim për t’ju ofruar një shërbim sa më të mirë dhe përgjigje të shpejtë ndaj
kërkesave tuaja, në faqen tonë internetit, kërkohet që klientët apo përdoruesit të japin disa të dhëna personale
në formen e aplikimit online për të proceduar me kerkesat per Newsleter elektronik apo te dergimit te
kerkesave per rezervime te ndryshme.
Agjensia disponon faqen zyrtare të internetit http://www.lolitours.com/, nëpërmjet së cilës kompania u vjen
në ndihmë klientëve të interesuar për cdo lloj shërbimi udhëtimi
Të dhënat tuaja grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga Agjensia në përputhje të plotë me parashikimet
e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Këto veprime do të kryhen sipas
parimit të respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së
ruajtjes së jetës private.
Dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme, por është lehtesi ne kontatket e metejshme.
Mbështetur në Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e
Shqipërisë”, Agjensia deklaron si me poshtë:
- Përkufizimi i termave
Në këtë marrëveshje, termat e mëposhtëm do të kenë këtë kuptim:
1.1. Agjenci: Person juridik ose fizik i regjistruar ne organet shteterore pergjegjese , i cili kryen veprimtarinë e
ofrimit, gjetjes dhe mundësimit të udhëtimeve turistike, biletave të udhëtimit në mënyra të ndryshme transporti
si dhe bileta për aktivitete sportive ose kulturore për klientët, në këmbim të pagesës.
1.2. Cookie: Një pjesë informacioni e dërguar nga një faqe interneti dhe që ruhet në browserin e përdoruesit
ndërkohë që përdoruesi sheh faqen e internetit. Çdo herë që një përdorues hap një faqe interneti, browseri
dërgon një cookie në serverin e përdoruesit për ta lajmëruar atë për aktivitetin e tij të mëparshëm. - Përdorimi i cookie
2.1. Faqet e internetit që i përkasin agjencisë, i përdorin cookie për të dalluar vizitorët e faqes njëri nga tjetri.
Disa cookie janë të domosdoshëm për mirëfunksionimin e faqeve të internetit të agjencisë, për të lejuar
përdoruesit e faqes të bëjnë rezervime online dhe për të mundësuar stafin e agjencisë të marrë e të përpunojë
kërkesat e klientëve. Për vizitorët e faqes sone sistemi mbledh informacione standarde, për qëllime statistikore,
(Psh: Për të parë se cili është numri i vizitorëve, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).
2.2. Disa lloje të tjera cookie e ndihmojnë stafin e agjencisë të mundësojë një përvojë të mirë për klientët kur
këta vizitojnë faqen e internetit. Cookie japin edhe informacion mbi ofertat e agjencisë.
2.3. Cookie përdoren gjithashtu, për të reklamuar në faqen e internetit të agjencisë. - Deklaratë mbi privatësinë
3.1. Agjensia respekton rëndësinë e privatësisë së klientëve të saj. Kjo deklaratë përcakton bazën mbi të
cilën mblidhen dhe përpunohen të dhënat e çdo klienti. . Agjensia siguron çdo klient se të dhënat që
mbërrijnë në backoffice apo që klienti nënshkruan personalisht në zyrë, janë të siguruara me anë të një sistemi
të sigurtë dhe këto të dhëna përdoren vetëm për efekt të garantimit të rezervimit të klientit. Këto të dhëna
administrohen nga persona të caktuar dhe me akses të kufizuar në to. Cdo agjent shitje i kompanisë i cili
mbledh të dhëna për klientët, ka një detyrim kontraktual me kompaninë për respektimin e të dhënave personale
që grumbullon gjatë punës së tij si dhe respekton disa rregulla të mirëpërcaktuara për kujdesin në mbrojtjen e
të dhënave personale.
3.2. Të dhënat e mëposhtme të klientëve mblidhen nga faqja e internetit: a) Informacioni që klienti jep në
mënyrë që të kryhet rezervimi i udhëtimit; b) Informacioni që klienti jep në mënyrë që të bëhet pjesë e një
konkursi që reklamohet në faqen e internetit, kur plotëson një pyetësor ose kur raporton një problem; c) Detaje
të transfertave bankare që klienti kryen për të përfunduar një rezervim; ç) Nëse klienti kontakton stafin e
agjencisë, stafi mund të ruajë adresën e e-mail vetem per qellime promocionale dhe gjithmone me pelqimin e
klientit - Ruajtja dhe transferimi i të dhënave
4.1. Të dhënat e mbledhura nga agjencia vetëm për qëllime rezervimi dhe të lëna me vullnet të lirë nga subjekti
i të dhënave mund të transferohen ose të ruhen në një vend jashtë Zonës Ekonomike Europiane. Gjithashtu, të
dhënat mund të përpunohen nga stafi i hotelerisë ose mjeteve të transportit për të bërë të mundur udhëtimin
dhe qendrimin e klientit.
4.2.Agjensia në bazë të kontratave dhe marrëveshjeve që ka me furnitorë globalë, do të transferojë në
database të tyre të dhënat e klientëve, të cilët rezervojnë sherbimin nëpërmjet Agjenisse. Kjo e fundit
garanton ruajtjen e të dhënave personale të klientëve të saj sipas standarteve ndërkombëtare, të shprehura
qartë në marrëveshjet e nënshkruara me këta furnitorë.
4.3. Të gjitha të dhënat e mbledhura nga agjencia do të ruhen në adresen zyrtare te emailit
4.4. Të dhënat e mbledhura nga agjencia mund të përdoren për të informuar klientët mbi ofertat e ndryshme të
agjencisë por vetem me pelqimin paraprak te tyre dhe pa i cenuar ne privatesine e ligjshme - Anullimi i përpunimit të të dhënave
Klienti ka të drejtë të kërkojë nga agjencia të njihet me informacionin që mund të jëtë mbledhur për të dhe më
pas të mos përpunojë të dhënat personale për qëllime marketingu apo arsye të ndryshme me anë të e-mail ose
një kërkese drejtuar kompanisë në adresën e kontaktit info@lolitours ose duke kontaktuar me ane te telefonit - Pëlqimi mbi mbrojtjen e të dhënave personale
Duke vazhduar përdorimin e faqeve të internetit të Agjenisse, klienti jep pëlqimin e tij mbi
mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga ana e agjencisë.
Nese keni pyetje, verejtje, kerkesa apo ankesa ne lidhje me perdorimin e ketyre te dhenave apo dhe me
sherbimet e dhena / paguara nga jus i kliente , ju lusim te na drejtoheni me shkrim në adresen e mëposhtme:
Personi Përgjegjes për Privatesinë: Lo&Li TRAVEL. Rr. MARGARITA TUTULANI, Tiranë, Shqipëri